Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Pejë, goditet derisa po ecte në trotuar, humbë jetën fëmija pesë vjeçar

20:04 | 12 Tetor 2020
L G

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku si pasojë një person pesë vjeçarë ka humbur jetën.

Policia rajonale e Mitrovicës, për arbresh.info ka dhënë detaje rreth këtij rasti.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti i ka thënë arbresh.info se viktima fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur në vend, ndërsa personi që ishte me të i moshës madhore ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore”, ka thënë Zahiti.

Sipas tij, viktima dhe i lënduari ishin duke ecur në trotuare, derisa një veturë del jashtë kontrolle dhe i godet ata.

“Bazuar ne hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka treguar Zahiti.

Ai, ka bërë të ditur se ngasësit e dy automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar, ku me aktvendim të Prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme