Google ADS

Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës, lëndohen nëntë persona

01:06 | 2 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, afër bulevardit “Bill Clinton” ku dyshohet se janë lënduar nëntë persona.


Dy vetura janë përfshirë në këtë aksident, ku në njërën veturë kanë qenë gjashtë persona ndërsa në tjetrin tre persona.


Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes derisa të lënduarit janë dërguar në QKUK.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. /ATV/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme