Aksident i rëndë në Prizren, tre persona të lënduar

12:27 | 22 Mars 2024
E.K

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave.

“Rreth orës 11:15 është raportuar pë një aksident trafiku në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Të lënduarit janë dërguar në emergjencë, ndërsa policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin’, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme