Katër persona kanë mbetur të lënduar mes tyre dy zyrtarë policorë si pasoj e një aksidenti në dalje të Autostradës Prizren Jug.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura civile.
Në njërën veturë ishin dy zyrtarë policorë nga kufiri, të cilit ishin duke udhëtuar për në shtëpi pas përfundimit të punës.
Të dy policët janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa dy të lënduarit e tjerë, njëri me lëndime të rënda, janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Ju informojme se rreth ores 20:10, ndalje te Autostrades Prizren Jug ka ndodhe nje aksident ne mes te dy veturave civile. Ne njeren veture ka ne qene duke udhetuar zyrtare policore nga kufiri te cilet po ktheheshin nga pune ne shtepi. Ne kete aksident jane lenduar dy zyrtare policore dhe dy civil. Zyrtaret policore e lenduar jane jashte rrezikut per jete, mirepo dyshohet per lendim te rende per njerin nga zyrtaret. Dy zyrtaret e lenduar jane duke u trajtuar ne emergjencen e Spitalit Rajonal ne Prizren”, tha Bytyqi.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...