Aksident i rëndë në Prishtinë, 7 persona shtrihen në spital

20:41 | 19 Shtator 2021
KRG

Sot në mbrëmje ka ndodhur një aksident në  Prishtinë në lagjen “Kodra e Trimave”.

Shtatë persona si pasojë e aksidentit janë dërguar në Spital për të  marrë tretmant mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 19:00,  në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident. – ka thënë Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme