Google ADS

Aksident i rëndë në Mitrovicë – lëndohen dy persona

18:00 | 22 Korrik 2018
V. S.

Edhe një aksident ka ndodhur sot në Mitrovicë, pas një tjetri që ndodhi mbrëmë vonë e që tronditi qytetin pas vdekjes së një 20 vjeçari.

Këtë radhë një motorist është përplasur me një veturë dhe ka ‘fluturuar’ nga motori në rrugën afër stadiumin Adem Jashari.

Të paktën dy persona janë të lënduar, mirëpo zyrtarisht Policia akoma nuk është deklaruar për rastin an ipse është kontaktuar disa herë, shkruan Gazeta Metro.

Sidoqoftë, autoambulanca është nisur menjëherë pas aksidentit për në QKUK, mirëpo nuk dihet për gjendjen e të lënduarve.

Ndërkohë, Mitrovica sot e përjetoi edhe një lajm jo të mirë, pasi një 20 vjeçari vdiq nga një aksident që ndodhi mbrëmë në orët e vona, ndërkohë që shoku i tij gjendet në QKUK.

Ndryshe, ky vit ka shënuar rekord sa i përket aksidenteve dhe viktimave nga këto përplasje. Vetëm për gjashtë muaj kanë qenë rreth 65 viktima, ndërkohë që në muajin korrik janë shtuar edhe disa sosh, duke çuar shifrat mbi 70./insajderi.com/

Të ngjashme