Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it

16:34 | 24 Tetor 2023
E.K

Sot rreth orës 15:18 ka ndodhur trafiku në fshatin Leshan të Pejës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave thuhet se është e KFOR-it.

Për gjendjen e personave të aksidentuar, ai thotë se ende nuk ka informacione.

Gjithashtu, ai nuk konfirmon se njëra nga veturat i përket KFOR-it./Arbresh.info

Të ngjashme