Një femër (këmbësore) ka marrë lëndime të rënda si pasojë e goditjes së marrë nga një veturë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit, shkruan arbresh.info.
Këmbësorja ka pësuar lëndime të mëdha trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, tha për arbresh.info Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovë.
“Sot më datë 17.05.2022, rreth orës 13:00, policia është informuar se në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, ka ndodhë aksident me lëndime të rënda trupore, të involvuar një automjet dhe një këmbësor”, ka thënë Gjurkaj.
Gjurkaj ka pohuar se deri te aksidentit kishte ardhur kur i dyshuarin kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij të llojit VW Golf, në aksin rrugor Prizren – Gjakovë, dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pakujdesia dhe duke mos përshtatur shpejtësinë, e godet viktimën/këmbësoren, e cila kishte qenë duke kaluar rrugën.
E aksidentuara, pas lëndimeve të marra, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“E lënduara pas aksidentit është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore ai është dërguar në QKUK në Prishtinë”, është shprehur Gjurkaj./arbresh.info/
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë