Aksident i rëndë në Klinë, rrokulliset vetura

20:45 | 14 Qershor 2018
A. B.

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00, në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gjurgjevik të Klinës.

Kushtet atmosferike kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i veturave.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet një veturë që është rrokullisur.

Sipas fotografive, gjithashtu shihen persona të shtrirë në tokë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme