Google ADS

Aksident i rëndë në Klinë, lëndohen dy persona

18:38 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak minutash në fshatin Poterq të Epërm në Klinë.

Një lexues i “Indeksonline” që ka dërguar fotografi në redaksi në kushte anonimiteti ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dy persona.

Sipas tij, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Pejës për trajtim mjekësorë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i policisë rrugore, ku po merren me hetimin e rastit.

Më poshtë pamjet:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme