Aksident i rëndë në Klinë, dyshohet për një të vdekur edhe dhjetëra të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në dalje të Klinës në orët e mbrëmjes. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Raportohet se në këtë aksident ka vdekur një person dhe disa të tjerë janë lënduar. Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.