Google ADS

Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari

18:38 | 23 Maj 2018
M. A.

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Novara, në Legnano të Italisë. Siç raportojnë mediat lokale, i vdekur ka mbetur një 47-vjeçar shqiptar me banim në Legnano, komunë në Milano. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur nga autoritet e vendit fqinje.

Burri ishte duke ecur në rrugë, që përshkruhet e rrezikshme nga mediat lokale për shkak të mungesës së ndriçimit, kur është përplasur nga një “Fiat 500” e drejtuar një grua 31 vjeçe, që po lëvizte në kremtim të Borsanos.

Raportohet se viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autoritet kanë bërë identifikimin e tij përmes kontakteve të gjetura në celularin e 47-vjeçarit./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme