Aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër Lipjanit.
Nga ky aksident tre persona kanë pesuar lëndime të rënda, të cilët janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lendime ku tre persona dyshohet se kanë pesuar lëndime të rënda. Njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të reapektojn rregullat e trafikut”, ka thënë Kelani./arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...