Katër persona kanë mbetur të lënduar në një vetë- aksident që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për arbresh.info se të lënduarit janë dërguar në emergjencë dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore të tyre.
“Është një vetaksident në dalje të autostradës Prizren-Veri. Deri më tani katër persona janë raportuar si të lënduar. Për gjendjen e tyre shëndetësore të tyre nuk kemi informacione. Veç janë me vetëdije dhe janë dërguar në emergjencë”, tha Bytyqi./arbresh.info/
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...