Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Pejë, më saktësisht në fshatin Skivjan.
Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj ka konfirmuar për lajmi.net se nga aksidenti kanë humbur jetën dy vetë.
Ai ka bërë të ditur se gjithashtu janë edhe tre persona tjerë të lënduar rëndë.
“Para gjysmë ore në fshatin Skivjan ka ndodhur një ndeshje ndërmjet dy veturave, meqë rast kemi dy viktima, një mashkull 42 vjeçar dhe një femër 65 vjeçare. Ndërsa janë edhe tre të lënduar rëndë”, ka thënë Gjokaj./Lajmi.net/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...