Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 22:42 të datës 14 maj 2017.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë viktima E. Z. 50 vjeçare, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe gjashtë persona tjerë të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Vushtrri, janë dërguar për në QKU.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të automjetit të llojit Citroen i cili ka kaluar në shiritin e majtë në drejtim të kundërt, me ç’rast është ndeshur me automjetin e llojit Passat. Trupin i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin