Një shqiptar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kretë, si pasojë e një aksidenti.
Sipas raportimit të medieve lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Akrotiri” në Chania.
Viktima është një shqiptar 48 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa ishte duke drejtuar një motor, është përplasur me një automjet.
Përplasja rezultoi fatale për 48-vjeçarin, i cili humbi jetën, teksa po transportohej në spital nga ekipet e ndihmës së shpejtë, që mbërritën në vendngjarje.
Mediet vendase raportojnë se shqiptari u transportua i pajetë në spitalin në Chania.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet