Aleanca Kosova e Re (AKR) sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë Qendrore.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli përmes një shkrimi në “Facebook”, njoftoi se në këtë mbledhje u analizua situata aktuale ekonomike dhe politike ne vend, me theks të veçantë u debatua për planin franko-gjerman i cili njëherit përkrahet fuqishëm nga BE dhe SHBA-të, për arritjen e shpejtë të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan arbresh.info
Tutje, AKR vlerësoi se gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti 2, rejtingu i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar ka pësuar rënie drastike, me tendencë të frikshme kur kemi të bëjmë me moskoordinimet dhe mospajtimet me aleatin tonë jetik SHBA-të.
Postimi i plotë:
Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë Qendrore te Aleancës Kosova e Re(AKR).
U analizua situata aktuale ekonomike dhe politike ne vend, me theks të veçantë u debatua për planin franko-gjerman i cili njëherit përkrahet fuqishëm nga BE dhe SHBA-at, për arritjen e shpejtë të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
U konstatua njëzëri se gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti 2, rejtingu i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar ka pësuar rrënje drastike, me tendencë të frikshme kur kemi të bëjmë me moskoordinimet dhe mospajtimet me aleatin tonë jetik SHBA-të.
Veprimet e pamatura mirë dhe jashtë rrethanave te përgjithshme ndikuese politike te ndërmarra në veri te vendit, sollën situatën që momentalisht e kemi në atë pjesë të vendit, ku sovraniteti i Kosovës ne terren, kurrë nuk ka qenë në nivel më të ulët.
Ne kontekst te kësaj dhe për te mirën e vendit, Qeveria jonë duhet te koordinohet në maksimum me miqtë tanë ndërkombëtar e në veçanti me nunin e Pavarësisë se Kosovës SHBA-të, duke ndërmarrë veprime rreth planit franko-gjerman që qojnë në drejtim të daljes nga status-quo dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë me njohje të ndërsjellë.
Po ashtu nga degët e AKR-së u raportua për aktivitetet në terren rreth objektivave për shtrirje horizontale të partisë në lokalitetet e qyteteve dhe komunave gjegjëse.
Janë evidentuar të arriturat në zgjerimin e anëtarësisë, andaj u kërkua që gjatë këtij viti t’i mobilizojmë radhët për të arritur suksese me të mëdha, në rritje të anëtarësisë dhe shtrirje në sa ma shume lokalitete të degëve në komunat gjegjëse. /arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League