Fitore Ajeti zëdhënëse për media e shtabit zgjedhor të AKR-së ka treguar për parregullsitë e procesit zgjedhor të cilat i ka pranuar AKR.
“AKR vlerëson ditën e zotme si një ditë të rëndësishme për të ardhmën në vend. AKR u bënë thirrje votuesve që për orët e mbetura të votojnë. Sipas raportimeve dhe burimeve kemi pasur parregullsi deri më tani. Në mitrovicë njerëzit me precedent kriminal po qëndrojnë të shoqëruar nga militantët e PDK-së afër shkollave ku po u bjënë presion votuesve. Po ashtu kanë vendosur edhe banerë të PDK-së afër vendvotimeve me qëllim të ndikojnë tek bindjet e qytetarëve. Ky veprim është i ndalaur me ligj dhe lusim KQZ të ndërmarr masa”, ka thënë ajo.
Sipas saj në shkollën Gjergj Fishta në Prishtinë, është raportuar katër herë për fotografim të votës.
“Në fakultetin ekonomik në Prishtinë në klasën me numër 8 një person ka tentuar të votojë me letërnjoftim të UNMIKUT. Komisionerët e koalicionit LDK-AKR e kanë ndalaur të votojnë. Në shkollën Ahmet Gashi në Prishtinë një person ka votuar në emër të dikujt tjetër dhe personi kur ka ardhur e ka parë këtë. Në shkollën Mitrush Kuteli në Matiqan komisionari i VV-së ka bërë propagandë për partinë e tij ndërsa më vonë është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu ka ankesa edhe për komunën e Lipjanit njerëzit edhe pse kanë qenë të regjistruar nuk i kanë pasur emrat në listën e vendvotimeve. Kemi pasur edhe ankesa për numër të madh të qytetarëve që u është ndërruar vendvotimi dhe kjo na vë në dyshim se mund të ndikojë në mosdaljen e kënaqshme në zgjedhje”, ka theksuar ajo.
Ajo ka thënë se zyra ligjore e AKR-së është duke u marrë me këto parregullsi.
“Zyra ligjore e AKR-së është duke u marrë me parregullsitë dhe shpresoj që KQZ është duke ndërmarr masa”, tha ajo./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?