Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk e ka mohuar mundësinë që të jetë kandidat i kësaj partie për Prishtinën në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Po u them se të jesh kryetar i Prishtinës është goxha kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe por edhe mundësi që të tregosh rezultate. Unë e di që në Prishtinë ka punë, e ku ka shumë punë, është natyra ime. Unë i grahi punës,” ka thënë ai.
“Tingëllon bukur për arsye se Prishtina ballafaqohet me probleme të mëdha. Në Prishtinë është kënaqësi të punosh se asnjëherë nuk do të kesh monotoni sepse ka gjithmonë punë,” ka thënë ai në një intervistë për RTV Dukagjinin.
Ai ka konfirmuar se kandidati i AKR-së për Prishtinën do të këtë profil të biznesmenit.
“Nga mesi i majit do t’i kemi të gjithë emrat e kandidatëve,” ka thënë ai, duke njoftuar se kandidati për Mitrovicë me shumë gjasë do të jetë Agim Bahtiri.
Duke folur për zgjedhjet e mundshme nacionale, Pacolli ka thënë se AKR është e mobilizuar dhe se ka pasur oferta edhe nga parti të ndryshme për marrëveshje parazgjedhore apo pas përfundimit të zgjedhjeve.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...