Google ADS

AKR-së në Drenas i bashkohen mbi 100 anëtarë

18:49 | 27 Prill 2017
M. A.

Aleancës Kosova e Re, sot i janë bashkuar mbi 100 të rinj nga Drenasi, të cilët u pritën nga udhëheqësia e degës së partisë në Drenas si dhe përfaqësues të Aleancës Kosova e Re nga qendra, dhe degët e partisë.

Të rinjtë në një ceremoni zyrtare, i priti kryetari i degës Elmi Thaçi, i cili iu dëshiroi atyre mirëseardhje, duke i ftuar që AKR-në ta konsiderojnë si shtëpinë të tyre, ku ata do të punojnë për një të ardhme me të mirë.

Të aderuarit e ri në Aleancën Kosova e Re, fillimisht falënderuan strukturat e partisë për mikpritjen.

Duke shprehur admirimin ndaj sukseseve dhe veprimtarisë së Presidentit të partisë, z.Behgjet Pacolli, ata kanë thënë se vullneti i të rinjve kosovarë tashmë ka gjetur një adresë ku mund t’i jetësojë qëllimet e veta për një perspektivë dhe të ardhme më të mirë.

Anëtarët e rinj të partisë, më pas janë pajisur edhe me libreza të anëtarësisë në Aleancën Kosova e Re .

18217042_10155099224445856_2091076619_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme