AKR nënshkruan marrëveshje me Alternativën në Mitrovicë

16:05 | 11 Nëntor 2017
M. A.

Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa sot kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, ku do t’i jepet mbështetje kandidatit për kryetar komune, Agim Bahtiri.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë dhe njëherësh kandidat për kryetar në balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri dhe kryetari i ALTERNATIVËS dhe kandidati për kryetar në zgjedhjet e 22 tetorit, Mehmet Mehmeti, i cili tha se ky është koalicion fitues.

“Programi ynë është 90% i përbashkët me të AKR-së dhe për hir të atyre që mendojnë për të mirën e Mitrovicës, ne vendosëm të lidhin koalicion dhe të punojmë së bashku për zhvillimin e Mitrovicës, pasi rruga tashmë veç është e trasuar”, tha Mehmet Mehmeti i ALTERNATIVËS.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së për kryetar nē balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri, i falenderoj drejtuesit e ALTERNATIVËS për besimin, vlerësimin dhe përkrahjen për kandidaturën e tij.

“Së bashku do të qeverisim edhe në katër vitet e ardhshme, sepse nuk duam të rikthehen në komunë ata që e shkatërruan qytetin me korrupsion, krim e kontrabandë. Të gjitha partitë dhe personat që ia do të mirën Mitrovicës, për çdo ditë po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e Mitrovicës, e cila duhet të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra”, tha Agim Bahtiri.

AKR në Mitrovicë deri më tash ka lidhur koalicion me Vetëvendosjen, NISMA për Kosovën dhe ALTERNATIVËN, ndërsa nga nesër do të vazhdojnë edhe koalicionet me parti tjera.

9999999999999 111_1510412291-7735546

2222222222222222

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme