AKR-së po i shtohen kuadro të reja pothuajse në çdo komunë të Kosovës. Edhe sot në komunën e Vushtrrisë iu bashkuan kuadro të reja të cilat sipas kësaj partie vlerësohen me bagazh profesional.
Në një status në rrjetin social facebook dega e AKR-së në Vushtrri ka treguar se kësaj partie i janë bashkuar Avni Zejnullahu ekonomist i diplomuar, Rrahman Sefedini doktorant në Shkencat e Sigurisë në MAqedoni.
Statusi i plotë:
AKR në Vushtrri përforcohet me kuadro të reja
Sot AKR-së në Vushtrri iu bashkuan dy njerëz me bagazh të vlerësuar profesional, dy kuadro shumë të mirëpritura në mesin tonë, të cilët akoma më tepër i shtuan vlerën AKR-së me nivelin e tyre të edukimit dhe profesionalizëm të dëshmuar në shumë fusha.
Është ky Avni Zejnullahu, ekonomist i diplomuar, me një përvojë të madhe në fushën e ekonomisë.
Punoi si Ekonomist i Investimeve në “Trepça” , zyrtar në Zyren Rajonale të Entit të Statistikave të Kosovës, zyrtar i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, po ashtu i trajnuar dhe aftësuar në shumë fusha kompjuterike, në AFAS i çertifikuar, në “MDA”, etj.
Aktualisht punon shef i zyrës Rajonale të Agjensionit të Statistikave të Kosovës.
Anën tjetër z.Rrahman Sefedini,
Doktorrant në Shkencat e Sigurisë në Maqedoni, Apsolvent në studimet Master, drejtimi Fizikë-Kimi, Master profesional i Menaxhimit të Emergjencave, Bachelor i Makinerisë, dhe shumë vite përvojë pune në institucione të ndryshme si:
Ministria e Shërbimeve Publike-zyrtar i lartë i Trajnimit dhe Edukimit;
Ministria e Punëve të Brendshme-shef i Qendrës për Trajnime,
Profesor në Kolegjin “Biznesi”, Prishtinë dhe Gjakovë si dhe shumë pozita tjera përfshirë drejtor shkolle, profesor i shkollave të mesme dhe angazhime tjera profesionale, pod tjerash ka përfunduar një varg trajnimesh, ka të realizuara sërë projektesh dhe mbi 7 punime të publikuara.
Dëshira e tyre për të qenë pjesë e AKR-së ishte e pakontestushme, sepse ashtu dëshmuan në bazë të gadishmërisë dhe vullnetit të madh që bënë duke theksuar bindshëm se kanë zgjedhur të duhuren dhe janë të gatshëm për ti shërbyer vendit me përvojat dhe anën e tyre profesionale.
Ndërsa kryetari i AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu, bashkë me nënkryetaren e Degës znj.Arta Haxhaj dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë në pritjen që ua bëri aderuesve ndër të tjera tha:
“Është krenari dhe privilegj tek shohesh se çdo ditë je i rrethuar me njerëz me vlera, është mirë që strukturat tona mbushen me kuadro premtues dhe të cilët shërbejnë si model i gjeneratave të reja. Kjo na bënë të besojmë se rrugët tona po anojnë kah ndryshimi, ky është sinjali që ne jemi pretendues për ndryshim politikash dhe ndryshim qeverisjeje që na u janë servuar prej kohësh.
Është e rëndësishme që njerëzit janë duke ndryshuar në perceptimin e zgjedhjes së alternativave.
Shpresojmë që edhe të tjerët të zgjedhin të duhuren për vetën dhe familjen e tyre si dhe për të ardhmen e vendit, andaj urojmë që kjo e mirë të mos ndalet!”.
#AKR është e duhura
#Mos dysho në zgjedhjen tënde
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?