Grupi i Asamblistëve të AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës konsideron se AKR ka luajtur rol të rëndësishëm në rikthimin e jetës institucionale të komunës së Prishtinës.
Sami Boroci, anëtar i Grupit të Asamblistëve komunalë të AKR-së në Prishtinë ka thënë sot në një konferencë për media AKR është duke e kthyer fuqishëm besimin e qytetarëve të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, vetëm pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Vetëvendosjen ka ndodhur kthesa në jetën institucionale të Prishtinës.
“Në një proces më shumë se një vit në të cilin kemi kaluar kemi arritur që të kemi një numër shumë të madh të AKR-së që i është bashkuar AKR-së brenda Prishtinës. Kemi konstituar 33 nëndegë brenda Prishtinës dhe 5 degë. Kjo është një dëshmi e madhe që AKR po e kthen besimin në qytetin e Prishtinës”, than Boroci.
Ndërkaq, Mirlinda Sopi, kryetare e Grupit të Asamblistëve të AKR-së në Prishtinë prezantoi aderimin më të ri në këtë grup që është Kimete Zeqa, ish-asambleiste e Partisë së Drejtësisë.
“Kimete Zeqa asambliste deri më sot e Partisë së Drejtësisë tash i bashkohet AKR-së me qëllimin që së bashku të qojm përpara çështjen e qytetit”, ka thënë Sopi./Arbresh.info.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person