AKR mirëpret marrëveshjen me SHBA-të për të dërguar FSK-në në misione paqeruajtëse

15:35 | 5 Janar 2021
Arbresh.info

Kosova ka arritur marrëveshje për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Këtë marrëveshje e ka mirëpritur presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, shkruan portali arbresh.info

“AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowes. Ky është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës”, thotë Pacolli.

Ai thotë se ky është hapi i duhur drejt funksionalizimit të plotë të FSK-së.

Gjithashtu sipas tij është mesazh që Kosova është gati për të marrë detyrime ndërkombëtare.

“Në të njëjtën kohë është mesazhi që Kosova i dërgon botës se Kosova është e gatshme dhe e aftë të marrë detyrime ndërkombëtare dhe të ofrojë ndihmë ndërkombëtare”, shkruan ai./arbresh.info/

AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë…

Posted by Behgjet Pacolli on Tuesday, 5 January 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme