Aleanca Kosova e Re përmes një komunikate për medie ka vlerësuar pozitivisht deklaratën e datës 16 shkurt 2018, mbi pajtimin e arritur midis Malit të Zi dhe Kosovës për nënshkrimin e një Aneks marrëveshje për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit midis dy vendeve, transmeton arbresh.info.
Kjo deklaratë rikonfirmon se marrëdhëniet tona me Malin e Zi mbeten të forta dhe strategjike si më parë, thuhet në komunikatë.
Aleanca Kosova e Re e mbështet fuqishëm përparimin në lidhje me këtë çështje, dhe fton të dy palët të veprojnë sa më shpejt në implementimin e marrëveshjes në tërësinë e saj, së bashku me aneksin.
Që në vizitën e parë si ministër i jashtëm në Podgoricë, Presidenti i AKR-së, zotëri Behgjet Pacolli, ka punuar fuqishëm për kapërcimin e pengesave në implementimin e Marrëveshjes, në kërkim të zgjidhjeve pajtuese që ofrohen gjatë zbatimit teknik të saj në terren.
Kësisoj mbyllet përfundimisht një kapitull diskutimesh, debatesh politike, që megjithë efektet negative, i ka shërbyer politikës sonë të brendshme në maturimin e saj, dhe nuk ka prekur konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira me Republikën e Malit të Zi.
Ne ftojmë gjithë partitë tashmë të shohin para drejt procesit të integrimit evropian, që nis me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?