Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka qenë sot në Mitrovicë, ku takuar kandidatët e kësaj partie për asamble komunale.
Pacolli thotë se i ka dhënë mbështetje prijësit të kësaj liste, Gjergj Beka.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se mbështesin kandidatin e PDK-së për këtë komunë, Bedri Hamzën.
“Në Mitrovicë në mbështetje të listës së AKR për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të udhëhequr nga bashkëpunëtori im Gjergj Beka. Strukturat udhëheqëse të partisë atje kanë vendosur që vizionin dhe programin zhvillimor ta harmonizojnë me mikun tim Bedri Hamzën, për ti dhënë Mitrovicës drejtimin e duhur të zhvillimit dhe daljen nga varfëria . Mitrovica ka nevojë më tepër se kurrë të drejtohet nga njerëzit e sinqertë, punëtor e SERIOZ.
Ndryshimi pozitiv i Mitrovicës do të fillojë me 17 tetor”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...