AKR-ja përmbyll fushatën zgjedhore, Pacolli: Ne jemi gjithmonë e më aktuale në spektrin politik

19:17 | 12 Shkurt 2021
L G

Aleanca Kosova e Re (AKR) përmbyll fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli tha se kjo parti është aktuale në spektrin politik dhe ka qëndruar drejt kërkesave të shtetit dhe ndaj kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

“Ju na keni ndihmuar dhe na ndihmoni në këto dit qe kanë mbet këtu kam edhe njerëz qe kane ardhur nga jashtë për të mbështet kauzën tonë. Na kanë dhënë kurajë dhe na kanë pru energji pozitive”, tha Pacolli.

Ai, tha se edhe mediat kosovare kësaj here kanë përkrahur më shumë AKR-në.

“Na jemi falënderues për të gjithë që kanë ndihmuar në këtë proces. Unë juve ju kam parë çdo kund në Kosovë, dhe atëherë kur ka ra shi e dëborë ju keni qenë gjithmonë duke kryer detyrën. Mua më duket se edhe mediat në Kosovë kanë qenë me neve kësaj radhë.  AKR është gjithmonë edhe ma aktuale edhe në spektrin politik dhe ka qëndruar drejt kërkesave të shtetit dhe ndaj kërkesave të qytetarëve të Kosovës”, tha Pacolli.

Kandidati për deputet nga lista AKR-LDK, Islam Pacolli, tha se elektorati është ai i cili vendos dhe me votën e tij e çon vendin përpara, shkruan arbresh.info.

“Ju jeni ata që e qoni vendin përpara. Sot jemi këtu në përmbylljen e fushatës të cilën kemi bërë një rrugëtim të përbashkët por ky është vetëm fillimi. Çdo dit kemi kërkuar përkrahjen e juaj prandaj kërkoj që të na bëni hallall të gjithë këtë mund që e keni bërë për neve, dhe nuk po lodheni asnjëherë, por ju premtoj që as unë nuk do të lodhem për ju”, tha ai.

Gjithashtu edhe kandidati për deputet Jetlir Zyberaj tha se pas 21 vjetësh ka ardhur koha që presidenti Behgjet Pacolli këtë vend me kthy për së mbari.

“Ata që lidhen shamia të kuqe ata që premtuan 2 miliard euro, ju ka dal afati dhe s’ kanë qa ju ofrojnë njerëzve. Pacolli ka ofru mijëra vende të punës dhe pas 21 vitesh ka ardh koha me ja ofru mundësin këtij njeri qe këtë vend me kthy për së mbari”, u shpreh Zyberaj.

Po ashtu, Flamur Sefaj kandidat për deputet, thotë se Kosova këtë moment ka nevojë për AKR dhe LDK ka nevojë për AKR.

“AKR është parti e vendosur. E pame që në Qeveritë që nuk kishte AKR ranë brenda muajve. Kosova këtë moment ka nevojë për AKR dhe LDK ka nevojë për AKR”, tha Sefaj në përmbyllje të fushatës.

Ndryshe, dita e nesërme, do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, më 14 shkurt qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme