Aleanca Kosova e Re, e ka hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Për shkak të situatës pandemike COVID-19, shpalosja e programit qeverisës është realizuar përmes platformave online.Hapjen e fushatës e ka bërë kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli.
Ai ka thënë se partia që ai e drejton gjithmonë kanë synuar të mirën për qytetarët.
“Në këto kushte te jashtëzakonshme, jam i bindur se ju do të dilni fitimtar, Qytetarët e dinë që AKR-ja e ka synimin zhvillimin ekonomik dhe mirëqenia e qytetarit, e cila mund të ndryshojë vetëm me punë të sinqertë. Ne jemi gjithmonë në respektim të ligjit. Unë si lider jam krenar që njerëzit tanë nuk janë ballafaquar me të keqën por që gjithmonë kemi dhënë atë që është më e mira”, u shpreh Pacolli, teksa tha se numri që e bartin në këto zgjedhje është 149.
Gëzim Mehmeti, kandidat për kryetar të Prishtinës tha se qytetarëve do t’iu ofrojnë më të mirën.
“Rrethanat që janë krijuar janë të jashtëzakonshme, mirëpo qytetarët e Prishtinës me dekada i kanë kaluar këto sfida. Këtë program e quajmë “Qyteti i Zgjuar”, që synim ka afërsinë me qytetarin. Ne së bashku me asamblistët do t’i ofrojmë më të mirat për qytetarët”, u shpreh Mehmeti, duke shtuar se kandidatët për asamblistë janë më të mirët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...