Kandidati i AKR-së për kryetar komune dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, nënshkruan sot marrëveshjen për koalicion qeverisës në mandatin e ardhshëm 2017-2021.
Kjo marrëveshje është e bazuar në vullnetin demokratik të qytetarëve të Mitrovicës, të shprehur në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit dhe obligimin e ndërtimit të një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse. Po ashtu kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet AKR-së dhe NISMA-s bazohet në programin qeverisës të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thuhet në komunikatën e AKR-së dega në Mitrovicë.
Me këtë marrëveshje NISMA për Kosovën zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kryetarin Agim Bahtiri, transmeton lajmi.net.
Pas arritjes së marrëveshjes kryetari Agim Bahtiri tha se ai do të fitoj bindshëm në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit, duke e vulosur kështu përfundimisht qeverisjen me duar të pastra edhe për katër vitet e ardhshme në komunën e Mitrovicës. Kryetari Bahtiri ka bërë të ditur se ditëve vijuese do të ketë edhe marrëveshje tjera.
Ai falënderoj drejtuesit te NISMA për Kosovën për marrëveshjen e arritur, duke shprehur bindjen se do të kenë bashkëpunim maksimal dhe korrekt mes këtyre dy subjekteve politike.
Me pas, në njoftim thuhet se edhe kryetari i NISMA për Kosovën, Hysni Ahmeti, e vlerësoj si shumë pozitive marrëveshjen e arritur mes AKR-së dhe NISMA-s, duke thënë se me 19 nëntor kandidati i koalicionit, Agim Bahtiri, do të dalë fitues dhe do të bashkë qeverisin së bashku në katër vitet e ardhshme.
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...