Aleanca Kosova e Re (AKR) do ta përkrah mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kështu ka bërë të ditur AKR përmes një njoftimi për media.
“Aleanca Kosova e Re është parti opozitare, konstruktive dhe shtetformuese. Eksperienca jonë gjatë muajve të fundit në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë fare e mirë. Ka munguar çdo kontakt (edhe human) me partitë qeveritare, (pos disa deputetëve të LDK-së). Në këtë rast, ne nuk do të qëndrojmë të vetmuar dhe do të votojmë mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, AKR, vlerëson se kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme.
“Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin”, thuhet në njoftim.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar një telefonatë nga z. IsaMustafa dhe ia ka prezentuar qëndrimin e AKR-së./arbresh.info
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...