Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nuk do të bëjë asnjë kompensim për investimet që i ka bërë ish blerësi i hotelit Grand. Ndërsa për minierën e Goleshit, AKP-ja do t’i respektojë vendimet e gjykatës, të cilat sipas zyrtarëve të AKP-së, nuk i japin të drejtë ish-blerësit t’i kthejnë investimet që i ka bërë në minierë.
Kështu kanë thënë zyrtarët e AKP-së për KosovaPress, sipas së cilëve AKP është duke i përgatitur për privatizim të serishëm këto asete, ashtu sikurse edhe e parasheh ligji i AKP-së.
Ndërsa jo zyrtarisht KosovaPress, nga burime brenda AKP-së, merr vesh se ish blerësi i Goleshit, ka të drejtë të paraqesë kërkesë për kthimin e mjeteve të investuara në minierën e Goleshit, vetëm atëherë kur miniera i nënshtrohet procesit të likuidimit.
Ndryshe, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari , në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se AKP do të përgatisë për privatizim këto asete, ashtu sikurse edhe e parasheh ligji i AKP-së, si dhe duke u koordinuar edhe me Qeverinë e Kosovës për shkak se konsiderohet se këto asete janë më rëndësi strategjike.
Ndërsa, ish blerësi i minierës së Goleshit, Hysni Zogaj vetëm deri në vitin 2013 kishte investuar mjete në vlerën financiare 24 milionë euro, kurse, në vitin 2014 edhe 4 milionë euro të tjera që gjithsejtë janë 28 milionë euro. Mirëpo Agjencia Kosovare e Privatizimit, (AKP), me një vendim mbi vendim i ka marrë fabrikën nën menaxhim me arsyen se nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës. Sot zyrtarët e AKP-së, nuk specifikojnë nëse këtij blerësi do t’i bëhet kompensimi financiar, por që në përgjigjen zyrtare thuhet se aktvendimi i lëshuar nga Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për refuzim të ankesës se ish blerësit-paditësit është përfundimtar, pasi që ky Kolegj është instanca përfundimtare gjyqësore lidhur me ndërmarrjet shoqërore, përkatësisht AKP-në.
Ish blerësi ishte ankuar edhe më parë në Kolegjin e Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, duke e kundërshtuar vendimin e AKP-së për tërheqje të aksioneve dhe për vendosjen e kësaj ndërmarrje nën administrimin e drejtpërdrejt të AKP-së, ndërkaq kishte kërkuar pezullimin e këtyre vendimeve. Mirëpo, Kolegji i Apelit e kishte vlerësuar si të pabazuar kërkesën e ish blerësit për masë të përkohshme, duke i dhënë kështu të drejtë AKP-së në vendimet e ndërmarra.
Ndryshe, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari , në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se AKP do të përgatisë për privatizim këto asete, ashtu sikurse edhe e parasheh ligji i AKP-së, si dhe duke u koordinuar edhe me Qeverinë e Kosovës për shkak se konsiderohet se këto asete janë më rëndësi strategjike.
Agjencia sipas tij, pret konsolidimin e institucioneve në mënyrë që të trajtohen asetet strategjike, siç janë, hoteli, Grand, Miniera e Goleshit dhe asetetë tjera. Ky bashkëpunim me Qeverinë dhe Agjencinë do të vazhdojë me konsolidimin e Qeverisë së re edhe për asetet të cilat do të trajtohen me ligjin për investime strategjike.
Me konsolidimin e Qeverisë së re, do të merret vesh edhe mënyra se si do të trajtohen këto asete.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...