Agjencia Kosovare e Privatizimit, me asistencë të Policisë së Kosovës, ka marrë në posedim objektet e N.Sh. Jugobanka, respektivisht filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Sipas njoftimit për media, ky aksion është marrë në vazhdën e vendosjes së ligjshmërisë dhe administrimit të ligjshëm të aseteve në pronësi shoqërore.
“Këto asete kanë qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Banka Posta Kursimore sh.a. (Banka Postanska Stedionica a.d.) deri më datë 20 maj 2024, kur institucionet kompetente të Republikës së Kosovës kanë mbyllur këto njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica)”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Kjo e fundit falënderon Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për asistimin dhe mundësimin e zbatimit të mandatit të saj ligjor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./rtk/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...