Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) të hënën kanë organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK).
Drejtori i AKP, Alban Limani, ka thënë se duke e parë nevojën për rezerva të gjakut për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve ne komunikacionë, stafi i AKP-së ka shprehur dëshirën që t’i plotësojnë këto nevoja.
Ai ka thënë se ky aktivitet organizohet çdo vit dhe se interesimi i zyrtarëve për të dhënë gjak është për t’u vlerësuar këtë vit.
“Sivjet me kërkesë specifike të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK), jemi mundu ta organizojmë këtë dhurim vullnetar të gjakut. Pak më herët siç duket edhe nevoja për rezerva të gjakut janë më të mëdha për shkak të aksidenteve dhe stafi i AKP-së është paraqit që t’i plotësojnë këto nevoja për dhurimin e gjakut”, tha Limani.
“Numri i zyrtarëve të AKP-së është solid edhe konstant për çdo vit është aktivitet i suksesshëm si çdo vit tjetër. Vullneti i zyrtarëve është i njëjt për çdo vit sepse ende po vazhdon aksioni vullnetar”, ka thënë ai, raporton eo.
Kurse, Drejtori i Administratës në AKP, Dardan Krasniqi, tha se aksioni është organizuar dy herë brenda periudhës gjashtë mujore.
“Është diçka që e bëjmë më shumë kënaqësi, dihet se nevojat për gjak janë të mëdha dhe bëhet thirrje vazhdimisht ne jemi gjithmonë në gatishmëri ta bëjmë këtë gjë”, tha ai.
Tutje, tha se ka vite që merr pjesë në aksionin humanitar për dhurim të gjakut, ndërsa bëri edhe thirrje që kush ka mundësi të bëjë një aksion humanitar të tillë.
“Ka vite se mbaj mend saktësisht është diçka që e bëjë me kënaqësi. Thirrja jonë është e përhershme jo vetëm tash kushdo që ka mundësi të dhurojë gjak. Nevojat për gjak janë të mëdha, sidomos tash verës kur numri i aksidenteve rritet, për shkak të fluksit të madh dhe ne iu kemi përgjigjur menjëherë po e shihni edhe sot se numri i zyrtarëve që dhurojnë gjak është i kënaqshëm”, shtoi Krasniqi.
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...