Sindikata e Punëtorëve e RTK-së është e shqetësuar me informacionet e marra se objektet e ish-RTP-së, tani të RTK-së, janë nxjerrë në shitje nga AKP-ja.
Reagimi i plotë i sindikatës:
Ia bëjmë me dije AKP-së se nëse ndodh kjo, do të përballet me të gjithë kolegët e RTK-së, të cilët burim të vetëm për mbijetesë për veten dhe familjen e kanë RTK-në. I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që menjëherë ta ndalë këtë nismë të AKP-së.
Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë sa më shpejt procedurat për miratimin e Ligjit të RTK-së. Ne i propozojmë Kuvendit që objektin ku gjendet Radio Kosova t’ia kalojë në pronësi RTK-së dhe që bashkë me Qeverinë t’i ndihmojnë RTK-së me buxhet shtesë për rinovimin e tij. SPERTK mendon se objekti i Radio Kosovës i përmbush të gjitha nevojat e RTK-së pas rinovimit të tij dhe redukton shpenzimet e kohën për të zhvilluar punën në RTK.
Ne do të ndjekim me vëmendje dhe nga afër përpjekjet për shitje të objekteve tani ku gjendet RTK. Nëse kjo kërkesë jona nuk merret parasysh shpejt, ne do t’u bëjmë ftesë të gjithë kolegëve tanë të na bashkohen në protesta.
Shkatërrimin e RTK-së nuk do ta lejojmë me asnjë çmim. Jemi të vetëdijshëm se është kohë pandemie, por kur cenohet mbijetesa jonë dhe mediumi i vetëm publik në vend, do të detyrohemi ta mbrojmë me çdo mjet ligjor.
Nuk është hera e parë që AKP-ja i dërgon letër RTK-së që të lirojë objektet. Shpresojmë se ditët në vijim Kuvendi, si themelues yni, të ndalë këtë privatizim joligjor e ndoshta edhe me interesa për dikë.
SPERTK do t’i mbajë të informuar të gjithë kolegët në RTK si dhe publikun në Kosovë se çka do të ndërmarrë si hapa ligjorë për ta ndalur këtë nismë e cila ka si qëllim shkatërrimin e RTK-së. Nëse ne nuk marrim përgjigje këto ditë se është ndalur ky proces, do të fillojmë me protesta ditët në vijim.
Me respekt,
Kryesia e SPERTK-së
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...