Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) po vazhdon të nxjerrë në shitje prona të uzurpuara, ndonëse një veprim i tillë po vlerësohet i frikshëm për investitorët e huaj.
Pronave të uzurpuara, të cilat janë vënë në shitje, nuk u ka shpëtuar as vala e 43-të e likuidimit. Gazeta “Zëri” ka gjetur se së paku janë 15 prona të uzurpuara në këtë mes, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Nuk e di që ka ndonjë pronë të ndërmarrjeve shoqërore të uzurpuar sot. Ne përgjatë dy vjetëve të fundit kemi ndërmarrë aksione të shumta në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në mbarë Kosovën e në veri të vendit dhe të gjitha i kemi liruar”, u deklarua publikisht ish-drejtori i AKP-së Ekrem Hajdari para dy javësh në një in tervistë për medie.
Gazeta “Zëri” provoi të marrë një qëndrim rreth tij lidhur me këtë çështje, por Hajdari nuk pranoi të deklarohet me arsyetimin se gjendet në kontest gjyqësor për shkarkimin e tij. Por, në institucionin që dikur drejtohej nga Hajdari deklarojnë ndryshe.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën