Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka marrë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit aksioni ka nisur sot në orën 12:00, derisa ende është duke vazhduar.
“Sot rreth orës 12.00 kemi asistuar AKP-n në marrjen nën menaxhim të kompleksit hotelier Rajska Banja”, ka thënë Elshani./Arbresh.info
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...