Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të ndërtesës “Shtëpia e re e Mallrave”, pronë e ndërmarrjes shoqërore “Gërmia” dhe për një pjesë të tokës së ndërmarrjes shoqërore “Slloga (KHT Kosova). Marrëveshja në fjalë është nënshkruar sot në selinë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.
Ndërtesa “Shtëpia e Re e Mallrave” është shpronësuar në muajin gusht të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për interes publik. Ministria e Financave e ka bërë vlerësimin e pronës së ndërtesës, drunjve pyjor dhe drunjve frutor në shumën prej 5,873,155 euro për ndërtesën dhe shpronësimin në shumën prej 152,490 euro e një pjesë të tokës (170m2) për Ndërmarrjen Shoqërore “Slloga” (KHT Kosova).
Sipas Vendimit të Qeverisë, Komuna e Prishtinës obligohet të jetë pjesë e pagesave gjatë procedurës së bartjes së pronës në Komunë. Komuna është përcaktuar si organ përgjegjës për zbatimin e kompensimit për punëtorët e NSH-ve sipas legjislacionit në fuqi, pra të kryejnë këtë obligim për punëtorët duke transferuar mjetet monetare në llogarinë e AKP-së si dhe pagesat eventuale për kreditorët e NSh-ve përkatëse. Obligimet për nivelin e pagesës për shpronësimet e pronave shoqërore përcaktohen në nenin 6A të ligjit të AKP-së.
Për ndërtesën “Shtëpia e re e Mallrave” 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 1,174,631 euro, ndërsa për tokën e N.Sh Slloga ndërlidhur me objektin e Gërmisë në Prishtinë 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 30,498 euro.
Me marrëveshjen e nënshkruar, komuna e Prishtinës ka marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021, dhe atë kësti i parë në muajin tetor 2019, kësti i dytë në muajin shkurt 2020 dhe kësti i tretë në muajin shkurt 2021. Ndërkaq, për punëtorët e NSh Slloga (KHT Kosova) pagesa e 20 % nga komuna do të bëhet në llogari të AKP-së deri në muajin tetor të këtij viti 2019.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...