AKP i fton Komunat për bashkëpunim ndërinstitucional

16:49 | 7 Qershor 2022
L G

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar të gjitha Komunat e Kosovës se është në fazën e spastrimit të aseteve me pengesa ligjore apo për ato asete të cilat për nga natyra dhe destinimi i tyre janë të përshtatshme për përdorim për interes të përgjithshëm publik.

“Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë,

memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve. Prandaj, komunat ftohen të interesohen për këto asete duke kontaktuar Agjencinë që ti koordinojmë veprimet dhe procedurat e nevojshme ligjore me AKP-në, në realizimin e transformimit pronësor të këtyre pronave shoqërore për interes publik” thuhet në komunikatën për media të AKP-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme