Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka zhvilluar procesin e hapjes së ofertave për shitjen e aseteve të ndërmarrjeve në likuidim
Përmes metodës së Likuidimit u shpallën fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Për 25 asete sa ishin në shitje përmes kësaj shitje me likuidim gjithsej u pranuan 41 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte e lartë.
Me këtë rast, Manushe Mataj-Shaqiri, zyrtare e lartë për përgatitjen e domumenteve të shitjes, informoi rreth procedurës së shitjes dhe tregoi se shitja kontrollohet nga katër tavolina.
“Këtë radhë kemi 25 asete, dhe për këto asete kemi pranuar 41 oferta. Njësia 19, shitorja ‘Sharrprodhimi’ në Dragash për të kemi pranuar dy oferta. Oferta e parë me numrin L01 çmimi i ofruar është 11 mijë e 257 euro ndërkaq çmimi i dytë L02 është 10 mijë e 428 euro”.
“Njësia 18, shitorja “Sharr prodhimi” në Kuk të Dragashit dhe oferta e parë ka qenë 8300 euro, oferta e dytë ka 7500 euro dhe oferta e tretë e fundit ka qenë 10 mijë e 150 euro dhe fiton oferta numër L.40. Njësia 16, Mulliri Lokali në Obiliq, për këtë njësi janë ofruar 3 oferta”, tha tutje ajo.
Ndër ofertat më të larta në këtë proces, ishte ajo për marrjen e dy parcelave afër Qendrës Zejtare në Pejë.
Mataj-Shaqiri, tha se ofruar fituese dhe njëkohësisht më e larta ka qenë 132 mijë e 132 euro, kundrejt ofertës së dytë 55 mijë e 100 euro dhe të tretës me 31 mijë e 770 euro.
“Oferta e parë që është ofruar është 19 mijë e 333 euro, oferta e dytë 31 mijë e 110 euro dhe oferta e fundit është 10 mijë e 780 dhe oferta me çmimin më të lartë është oferta me numrin L17 me mbi 31 mijë euro. Njësia 12, dy parcela afër qendrës zejtare në Pejë, oferta e parë ka çmimin e ofruar 132 mijë e 132 euro, oferta e dytë ka ofruar çmimin 55 mijë e 100 euro, oferta e tretë ka ofruar çmimin prej 31 mijë e 770 euro dhe oferta e fundit ka çmimin e ofruar prej 51 mijë e 111 euro. Oferta fituese është oferta e parë për çmimin më të lartë”, tha Mataj. /arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë