Brenda pak ditësh njëri do ta lë e tjetri do të vendoset në zyrën e rektorit. Krejt kjo do të ndodh, pasi që Marijan Dema do të pasohet në krye të Universitetit të Prishtinës nga Naser Sahiti.
Por, ky i fundit nuk ka akoma stafin me të cilin do ta menaxhojë për katër vite universitetin më të madh publik.
Ndonëse emrat e prorektorëve nuk janë votuar akoma në Këshillin Drejtues, Sahiti ka përgatitur propozimet e tij.
E të gjithë këta emra do ta kenë për herë të parë këtë pozitë.
Për ta marrë këtë përgjegjësi, Sahiti do ta braktisë angazhimin e tij si profesor, pasi që sipas tij është e vështirë të kryhen dy detyra njëkohësisht.
Kësisoj rektori në ardhje shprehet se masa të rrepta do të merren edhe ndaj profesorëve të cilët pa leje të rektoratit do të kryejnë një punë të dytë.
Një veprim të tillë po e vlerësojnë si të duhur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.
Sipas Buçincës procesi i përzgjedhjes së prorektorëve duhet të përfundojë sa më shpejt.
Televizioni T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga kreu i Këshillit Drejtues për të kuptuar datën se kur do të votohen prorektorët e rinj, por që i njëjti nuk është përgjigjur.
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...