Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) me një letër drejtuar Kryetarëve të Komunave ka kërkuar për fillimin e zbatimit të kësaj mase në Komunat e Kosovës.
Sipas asociacionit, me fillimin e zbatimit të masës 15 të Pakos Emergjente Fiskale nis zbatimi i saj në praktikë dhe atë në Komunat e Kosovës.
Në letrën e MFT-së thuhet “siç jeni të informuar Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Pakon Emergjente Fiskale si domosdoshmëri e reagimit institucional kundër pandemisë Covid19. Një nga këto masat e kësaj pakoje është edhe masa 15. Kjo masë thotë që pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës, për muajin prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milionw euro”.
Ministria e Financave dhe Transfereve, shton tutje që në përputhje me kompetencat ligjore të komunave kërkojmë nga Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës që të angazhojnë stafin në Qendrat për Punë Sociale për të pranuar aplikacionet e palëve që kanë të drejtë përfitimi nga kjo masë.
Gjithashtu në kuadër të këtij njoftimi janë paraqitur informatat për familjet që mund të përfitojnë, parakushtet që duhet të plotësohen nga parashtruesi i kërkesës për të përfituar, metoda e aplikimit, afati aplikimit, sqarimet për plotësimin e aplikacionit dhe informatat për dorëzimin e aplikacionit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...