Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare me kompani të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e të dhënave gjeohapësinore dhe me qëllim që të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të shfrytëzohen jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Kryeshefi i saj Ekzekutiv Avni Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Here WeGo Maps” rreth shfrytëzimit të të dhënave të adresave zyrtare të Republikës së Kosovës nga “Here WeGo Maps”.
“Here WeGo Maps”, thuhet në njoftim, është njëra nga kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare për teknologji web mapping dhe të navigacionit.
“Here WeGo Maps” është zhvilluar nga kompania Nokia si aplikacion softuerik hartografik i lëshuar për herë të parë në vitin 2013.
““Here WeGo Maps” është në pronësi të një konsorcioumi kompanish, përfshi Audi, BMW dhe Mercedes. “Here WeGo Maps” është e specializuar për krijimin e hartave dhe të dhënave gjeografike dhe njëri nga ofruesit kryesore të hartave dhe të dhënave gjeografike për shumicën e naviguesve te automjeteve në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.
“Kjo marrëveshje vjen si rezultat i krijimit të një regjistri digjital, të avancuar dhe të sakët të adresave nga Republika e Kosovës dhe pas një analize nga ana e Here WeGo Maps, e cila ka konstatuar se të dhënat e Adresave janë të sakta dhe të avancuara. Te dhënat zyrtare të adresave të Republikës së Kosovës do të shfrytëzohen për të azhurnuar hartat e Republikës së Kosovës në platformën e “Here WeGo Maps”. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës do të jetë njëra nga shtetet e para në Ballkan, harta e së cilës do të azhurnohet me të dhëna zyrtare, unike dhe të sakta të adresave në platformën “Here WeGo Maps”. Gjithashtu marrëveshja është një hap më tutje në informimin rreth të dhënave zyrtare të adresave dhe mundëson që adresat të shfrytëzohen edhe më shumë”, përfundon njoftimin i AKK-së.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...