AKK në terren me 15 inspektorë kundër ngritjes së çmimeve

14:02 | 12 Mars 2020
Arbresh Info

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka shpalosur masat që AKK ka filluat t’i ndërmarrë pas dyshimeve për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, raporton, arbresh.info

Prestreshi deklaroi se inspektorët janë në terren duke mbledhur gjitha faktet të cilët do të grumbullohen edhe nga Dogana dhe ATK-ja.

“Nga ajo që kemi parë në medie dhe analizave që kemi parë në teren, kemi vërejtur një fluks të qytetarëve dhe ne si Autoritet të Konkurrencës dëshirojmë të sigurohemi se nuk do ta keqpërdorimin situatën e krijuar këto ditë”, tha Prestreshi.

“Rrjedhimisht ne kemi filluar hetimet paraprake në ngritjen e çmimeve ndaj produkteve bazike. Gjatë kësaj faze ne si Autoritet grumbullojmë të dhëna nga operatoret e tregut dhe nga institucionet tjera siç janë Dogana dhe ATK, para se të merret një vendim për procedurat hetimore”., deklaroi ai.

“Ne do të sigurohemi nëse kompanitë kanë bërë shkelje për të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, duke bërë sjellje anti-konkurruese që do ta bënte Autoritetin të merrte vendim të përshtatshëm të situatës.”, tha ai.

Ai bërë të ditur se 15 inspektorë janë në terren ku do të grumbullohen të gjitha të dhënat e më pastaj do të dilet me një qëndrim nëse vërtetë ka shkelje të ligjit konkurrues, raporton arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/186086449483725/

Të ngjashme