Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masën e përkohshme ndaj vendimit të Ministrisë së Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë, vendim ky që ishte miratuar më 27 korrik nga Kuvendi i Kosovës.
Kushtetuesja ka vendosur që ky vendim të pezullohet deri më 30 nëntor të këtij viti.
Ky vendim është mirëpritur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi për Arbresh.info tha se ky vendim është pritur dhe është i duhur, pasi sipas tij ,Qeveria nuk është konsultuar më Komunat para se të merre një vendim të tillë.
“Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës, nuk kemi çka të komentojmë, sepse e kemi pritur që do të ndodh një gjë e tillë. Sepse niveli qendror nuk e ka konsultuar as AKK-në, e as Komunat ka marrë vendim arbitrar sa i përket mundësisë së faljes dhe po shihet qartë që kërkesa e Komunës së Prizrenit në emër të Asociacionit ka qenë e drejtë. Po shpresojmë që në të ardhmen niveli qendror mos të marrë vendime të tilla, mos të hartoj ligje të tilla të cilat prekin buxhetet e Komunave. Nëse Niveli Qendror dëshiron të marr vendime të tilla atëherë duhet ta planifikojë me buxhetin e nivelit qendror, e jo t’i shkurtoj buxhetet Komunale, ashtu siç ka pretenduar”, shprehet Ibrahimi.
Sipas tij, AKK ka qenë e bindur se në këtë Ligj ka pasur shkelje Kushtetuese.
“Niveli qendror jo vetëm këtë herë, edhe viteve të kaluara ka pretenduar të prek buxhetet komunale, ashtu siç ka tentuar t’ua marrë të hyrat vetanake të pa shpenzuara mbi 100 milionë euro edhe këtë herë po prek në buxhetet komunale, po prek në autonominë financiare të Komunave të Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës u pa që këta po dojnë ta shkurtojnë buxhetin e komunave. Kjo prekë autonominë financiare të garantuar me kartën eropiane mbi vetëqeverisjen lokale”, pohoi kreu i AKK-së për Arbresh.info.
Ai theksoi se do ta respektojnë çdo vendim, i cili vjen nga Gjykata Kushtetuese, pasi besojnë në vendimet meritore dhe të drejta të kësaj gjykate
Ndërhyrja nga ana e nivelit qendror tek institucionet komunale, sipas Ibrahimit ka nisur qysh prej përfundimit të zgjedhjeve komunale që u mbajtën para dy vitesh.
Opozita dhe Komunat kanë reaguar ashpër, ku edhe është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 27 korrik të këtij viti ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Me këtë Ligj parashihet edhe falja e tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit deri në lartësinë e faturës, por jo më shumë se 100 euro, për këtë vit, meqë faturat sivjet janë më të shtrenjta shkaku i rivlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.
“Kuvendi ka miratuar sot në lexim të dytë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Pronën e Paluajtshme dhe Projektligjin për Skemat Pensionale. Ligji i ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme parasheh: mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro; lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, thuhej në njoftimin e Kuvendit.
Ndërkohë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte deklaruar se me faljen që do të bëhet, 85 për qind e tatimpaguesve nuk do të paguanin asgjë për këtë vit, 10 për qind të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro dhe vetëm 5 për qind e tatimpaguesve do të paguanin më shumë se 100 euro./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Kushtetuesja pezullon vendimin e Ministrisë së Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...