Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të shpërblejë vizatimet më të mira me temë korrupsioni.
Më 25 nëntor u përmbyll gara për vizatimin më të mirë që u organizua në kuadër të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Gjatë javëve që gara ishte e hapur, organizatorët pranuan afro 650 vizatime nga nxënës të të gjitha moshave, shkollave dhe komunave nga mbarë Kosova. Punimet u vlerësuan nga një panel i përbërë nga zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsion, UNDP-së dhe profesionistë të pavarur.
Nga gjitha vizatimet e pranuara, janë përzgjedhur 12 më të mirat të cilat edhe do të shpërblehen me nga një iPad. Vizatimet fituese janë vendosur edhe në kalendarin për vitin 2018 i cili do t’i shpërndahet të pranishmëve gjatë kësaj ceremonie, e poashtu më vonë edhe institucioneve të ndryshme.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...