Para disa ditësh, Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), i cili i angazhon 20 imamë që të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës në përpjekje për deradikalizimin e të burgosurve.
Ligjëratat e imamëve do të mund t’i ndjekin të burgosurit që ishin pjesë e luftës në Irak dhe Siri, por edhe të burgosurit tjerë që duan të marrin mësime fetare, shkruan Indeksonline.
Tani që kanë kaluar 11 ditë nga nënshkrimi i memorandumit, çështja e nisjes së ligjëratave ka mbetur në duar të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë në një prononcim për Indeksonline se janë duke pritur nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës që të verifikoj imamët e përzgjedhur.
“Ligjëratat nuk kanë filluar ende dhe nuk do të fillojnë edhe pak. Pa përfunduar verifikimi i imamëve nga AKI-ja nuk fillojnë ligjëratat, prandaj kur të përfundoj ky proces, ne i ftojmë ata (imamët) për të filluar procesin”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës nuk do ta zëvendësojnë punën e psikologëve dhe sociologëve, të cilët janë të angazhuar nga qendrat korrektuese. Por, siç ka thënë ai, bashkëpunimi ka të bëjë me atë që nga qendrat korrektuese të evitohen literaturat fetare të paautorizuara, të cilat kanë depërtuar në këto qendra, dhe aty të dërgohet literaturë e autorizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Kështu nga imamët e përzgjedhur, në Burgun e Sigurisë së Lartë do të jenë të angazhuar dy imamë, Imri Llugaliu e Mehmet Fazliu, që Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit në Prishtinë do të jenë të angazhuar imami Remzi Haziri dhe Idriz Xhigoli.
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë do të jenë të angazhuar imamët Sadi Hasani dhe Jetish Berisha, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë imamët Muhamet Mavraj dhe Artan Zeka, në Qendrën Korrektuese në Dubravë do të jetë i angazhuar Musli Arifi.
Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan do të jenë të angazhuar Zaim Baftiu dhe Vehbi Gajtani, në Qendrën Korrektuese në Lipjan imamët Refik Bahtiri, Lumnije Bahtiri dhe Sanije Mehmeti, në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan do të jenë të angazhuar, Skender Mehmeti dhe Burim Arifi, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan do të jetë imami Iljaz Mustafa, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren do të jenë Faruk Ukallo dhe Edib Abazi dhe në Qendrën Korrektuese në veri të Mitrovicës do të jenë Rexhep Lushta dhe Irfan Krasniqi.
Kujtojmë se në qendrat korrektuese të Kosovës tashmë gjendet një numër i qytetarëve të vendit, të cilët po e vuajnë dënimin për pjesëmarrje në luftërat e huaja, në Irak dhe Siri, por edhe për tentimin për të shkuar në luftërat e huaja.
Më herët, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, patën theksuar se është vërejtur prania e radikalizmit në mesin e të burgosurve, madje edhe tek ata të cilët po mbajnë dënimin për vepra penale krejtësisht tjera dhe që nuk ndërlidhen me terrorizmin.
Sipas autoriteteve të Kosovës, rreth 316 persona nga Kosova kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Besohet se në zonat e luftës ende gjenden 140 persona, ndërkaq që në Kosovë janë kthyer 117 prej tyre.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...