Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) do të verifikoj imamët që do tu ligjërojnë në burgje të dënuarave për veprën penale të terrorizimit, i ka thënë Ekonomia Online, kreu i Ministrisë së Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri.
Tahiri tha se qëllim i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.
“Këta imam që do të angazhohen në këto ligjërata në qendrat korrektuese të Kosovës do të jenë imamë që do të verifikohen nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës sepse unë kam besimin që vullneti është jashtëzakonisht i mirë dhe gatishmëria e mirë e Bashkësisë Islame që të dërgoj njerëz të mirë mirëpo megjithatë unë kam kërkuar që këta imam të verifikohen nga AKI se mos kushdo prej tyre në te kaluarën bien ndesh me ligjin me veprat që këta sot ligjërojnë në burgjet e Kosovës”, tha Tahiri.
Këto ligjërata do të organizohen në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Madje lidhur me këtë çështje shumë shpejt do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi.
“Ky memorandum do të përcaktojë qartë bashkëpunimin mes ministrisë së drejtësisë shërbimit korrektues dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Qëllimi i këtij memorandumi është që të deradikalizojmë tendencat brenda shërbimit brenda qendrave korrektuese të disa individëve që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit. Pra qëllimi jonë është të arrijmë të zbusim dhe ata njerëz të shkëputen nga ajo e kaluar e hidhur e tyre e cila i ka quar në Irak në Siri në vatrat e luftërave që i kemi pas viteve të fundit dhe të arrijnë të integrohen në shoqërinë tonë”, tha minsitri.
Mirëpo ministri i Drejtësisë nuk e di kohën e saktë se kur do të fillojnë këto ligjërata. Me kohëzgjatjen dhe formën e ligjëratave do të merret një grup punues, i cili do të formohet nga MD, BIK dhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Ende nuk kanë filluar besoj që do të fillon shumë shpejt. Sa i përket modaliteteve si do të përcaktohen kohëzgjatja ato do të përcaktohen varësisht nga grupi punues që do te formohet nga ministri a drejtësisë shërbimi korrektues dhe bashkësisë islame”, sqaroi ai.
Nga viti 2012 në zonat e luftës në Siri e Irak, kanë shkuar mbi 300 qytetarë të Kosovës dhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 70 prej tyre janë vrarë.Rreth 130 tashmë janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse të gjithë janë arrestuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Aktualisht në këto zona, sipas të dhënave zyrtare, vazhdojnë të jenë edhe 27 fëmijë dhe 44 gra./EO/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...