Ditë më parë është raportuar nga arbresh.info, se ish-zyrtarja operative e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Vlora Hyseni, ishte emëruar si zëvendësdrejtore e përgjithshme në AKI që nga 28 shkurti i vitit të kaluar, por emri i saj nuk pati figuruar në faqen zyrtare të AKI-së.
Edhe pse të dhënat e krerëve të kësaj agjencie, ishin freskuar në nëntor të vitit 2019, kur në krye të AKI-së, me 24 nëntor erdhi Kreshnik Gashi dhe Inspektori i Përgjithshëm, Burim Ramadani, në uebfaqen e AKI-së, tashmë figuron emri edhe i Vlora Hyseni, shkruan arbresh.info.
Vendimi për emërimin e saj në këtë post kishte hyrë në fuqi nga data 27 shkurt 2019, dhe i ishte dërguar Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së në Kuvendin e Kosovës.
E lidhur me këtë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, për arbresh.info, kishte arsyetuar emrin e saj, duke thënë se është problem teknik.
“Lidhur me zëvendësdrejtoren e AKI. Ju njoftojmë se znj. Vlora HYSENI është zëvendësdrejtore e AKI, mosparaqitja e emrit të znj. Hyseni në Webfaqen e AKI, me siguri ka të bëjë me ndonjë problem teknik”, thuhej në përgjigjen e kësaj zyre për arbresh.info, ditë më parë./E.Ballazhi/arbresh.info/
AKI-ja përditëson emrin e Gashit dhe Ramadanit, e mbanë “të fshehtë” Vlora Hysenin
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...