Agjencia Kosovare për Inteligjencë – AKI, ka hapur një konkurs të ri.
Përmes një njoftimi të bërë nga AKI, ata po kërkojnë persona me aftësi menagjeriale, administrative dhe profesionale.
Kërkohen aftësi edhe të inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike.
Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.
Kandidatët për t’u punësuar në AKI duhet të plotësojnë këto kushte:
• Kandidatët për fushat 1,2,3 duhet të kenë kualifikim universitar;
• Kandidatët për fushën 4 duhet të kenë kualifikim universitar apo arsimim të mesëm, si dhe njohuri të thelluara në fushën kibernetike;
• Kandidatët për fushat 5 dhe 6 duhet të kenë kualifikim të mesëm;
• Kandidatët për fushën 7 duhet të kenë arsimim fillor;
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për punësim në AKI si më poshtë:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;
• Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale;
• Ndaj tyre të mos jetë marrë masa e përjashtimit ose e largimit nga puna në AKI apo institucionet e tjera me natyrë të ngjashme;
• Kalimi me sukses i procedurave të rekrutimit.
Kandidatët për punësim në AKI do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë si dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve tjera specifike.
Përveç kushteve të mësipërme kandidatët duhet të plotësojnë edhe standardet strikte të sigurisë të parapara në nenin 14 i ligjit nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Procedura e përzgjedhjes:
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit. Përzgjedhja e kandidatëve për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht prej kualifikimeve, bazuar në kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet tjera specifike të brendshme.
Kandidatët mund të aplikojnë në më së shumti dy fusha, kurse AKI do të bëjë selektimin për vazhdim të procedurave konkurruese në njërën fushë/pozitë, në bazë të vlerësimit të profilit dhe përshtatshmërisë së kandidatit me kërkesat për pozitën përkatëse.
Kohëzgjatja e punësimit:
Punësimi në AKI është me afat të pacaktuar, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese, bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të bashkëngjitin dokumentet apo dëshmitë si në vijim:
• një letër motivimi;
• kopjet e dëshmive për përfundim të studimeve të lëshuara nga institucionet arsimore (për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit diploma duhet të jetë e nostrifikuar);
• dëshmitë për përvojë pune, kualifikime të tjera, certifikatat e trajnimeve apo formave tjera të aftësimit profesional (nëse kanë);
• certifikata e lindjes;
• kopja e letërnjoftimit ose pasaportës;
• një fotografi të formatit 5×5 (jo më e vjetër se një muaj);
• certifikata nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar (jo më e vjetër se tre muaj).
Aplikacioni për punësim shkarkohet në ëeb faqen zyrtare të AKI ëëë.aki-rks.org dhe pas plotësimit, së bashku me dokumentet e kërkuara më sipër futet në pliko dhe dorëzohet personalisht në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në adresën: rruga Lidhja e Pejës (M9), nr.66, 10000 Prishtinë.
Data e mbylljes së konkursit:
Konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit në mjete të informimit, përkatësisht nga data 03.06.2019 deri me datën 17.06.2019, çdo ditë pune (e hënë e premte nga ora 08:00-16:00).
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar më lartë nuk pranohen, kurse aplikacionet e mangëta/të pa kompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejme do të kontaktohen.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut